Aplikacion
Në një prononcim për mediat, portieri i Partizanit, Bekim Rexhepi, u shpreh se skuadra është gati dhe shpreson shumë te titulli.
Atmosfera në ekip – “Presion do të kesh patjetër, por nuk ka të bëj me vendin e parë apo me vendin e dytë, thjesht ndeshjen e kaluar nuk bëmë mirë dhe nuk e mbajtëm kreun. Tani na kanë mbetur edhe disa javë që janë si finale për ne dhe do të japim maksimumin”.
Gara për titull – “Nuk mund të them që është vetëm një ekip, të gjitha ekipet janë rivale të Partizanit. Kjo do të thotë që çdo ndeshje duhet të japim maksimumin dhe të marrim pikët”.
Laçi – “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. E kemi parasysh, por besoj shumë te çunat dhe do të bëjmë një ndeshje ndryshe nga ajo e Rrogozhinës”.
Forma personale – “Nuk besoj se kam marrë maksimumin. Mendoj se mund të bëj akoma dhe më shumë dhe shpresoj që në fund ta mbyll me titull. Mund të them që nga pjesa shpirtërore isha më i rënduar në atë periudhë, por besoj se e kam kaluar shumë mirë. Kur them shumë mirë, e kam kaluar në një fazë shumë të vështirë, edhe kur ekipi ka pësuar dy humbje dhe një barazim. Pas saj mu dha rasti prapë dhe fillova të bëj më mirë dhe shpresoj ta bëj këtë gjë deri sa të jem te Partizani”.
E ardhmja – “Nuk mund të thuash asgjë për të ardhmen. tani për tani jam i fokusuar vetëm te Partizani. Kjo ka ndodhur dhe disa herë që më kanë pyetur për të ardhmen, por një gjë mund të jem i sigurt. Për sa kohë jam këtu do të jap maksimumin. Çfarë ndodh më vonë, ja lëmë në dorë klubit dhe kryesisë”.
Derbi – “Ndeshja që më ka përcjellë më shumë emocione sigurisht që është Partizani-Tirana. Kjo dihet. Nuk ka nevojë të diskutohet, shikohet vetëm me sy nga atmosfera që bëhet këtu. Nuk mendoj se është çështje diskutimi”.
Mazrekaj – “Nuk i frikësohem aspak. Kam përmendur dhe në një intervistë kur kam qenë në Korçë, Mazrekaj është i vetmi që nuk më ka shënuar gol dhe nuk ka për të më shënuar për këtë jam i sigurt”. /zoom.al/