zoom

Aktualitet

Retë e tymit mbi Elbasan si skenat e një filmi horror, edhe sot betejë me vatrën e zjarrit

Edhe sot retë e tymit “lundrojnë” mbi fushën e madhe të qytetit, që nga zona e ish-Metalurgjikut si vatër, e përhapen si skenat e një filmi horror apokaliptik.

Elbasani u mbulua nga tymi dhe era e keqe nga mesdita e të hënës, kur  fusha e grumbullimit të skrapit të kompanisë Kurum u përfshi nga flakët duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia dyshon se bateri apo mbetje të tjera të hedhura së bashku me mbetjet e skrapit kanë marrë flakë duke shkaktuar zjarrin.

Por ndërsa kanë kaluar gati 24 orë nga nisja e zjarrit, flaket janë ende aktive, ndërsa qyteti vijon të mbulohet nga retë e tymi. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found