Aplikacion
HEC-i i Fierzës nuk po shfrytëzohet momentalisht, me synim rritjen e rezervës hidrike për prodhimin e energjisë.
Ky vendim është dhe një ndër arsyet e ecurisë pozitive të rritjes së nivelit të ujit në të.
Sipas të dhënave rezulton se në 10 ditë niveli i ujit në Fierzë është rritur me 5 metra. Në Fierzë prurjet arrijnë në 260 m3 në sekond.
Ndërkohë në Koman aktualisht po prodhohet energji dhe niveli është 170.5 metra thuajse në të njëjtin nivel me 10 ditë më parë. Ndërsa Vau i Dejës është në kuotën e 72.5 metrave.
Paralelisht, qeveria ka shtyrë deri në fund të 2022-shit, gjendjen e emergjencës energjitike të vendit.
Një tjetër masë është shqyrtimi për një fashë konsumatore energjie deri në 700 kvh, për familjarët./Zoom.al