Aplikacion
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata.
Moti do të jetë i kthjellët deri në mesditë, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura, ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.
Reshje të dobëta shiu, raporton Shërbimi Meteorologjik, do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.
Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.