zoom

Aktualitet

Reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

Moti do te jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën jugperëndimore dhe reshje bore në zonat malore.

Temperaturat minimale do të luhaten 3 – 10 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 7 -10°C në veri 13-16°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.