Aplikacion
Dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në bypassin e Murrizit, si pasojë e pranisë së madhe të dëborës.
Edhe pse që me nisjen e reshjeve në rrugë pati borëpastruese, këto të fundit nuk kanë arritur ta mbajnë të qarkullueshëm aksin.
Për pasojë, dhjetëra automjete e qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra.
Ndërkohë, mësohet se mes të bllokuarve ka qenë edhe një kortesh mortor i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Klosit.
Policia rrugore u detyrua të bllokojë qarkullimin e automjeteve tek rreth-rrotullimi në fshatin Fshat, duke detyruar automjetet të përdorin aksin e vjetër nga Klosi – Burrel – Milot.
Policia Rrugore do të vijojë të mbajë të mbyllur qarkullimin në këtë aks rrugor deri në hapjen e plotë të tij.