Aplikacion
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e vona të pasdites pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar.
Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje do të kemi rikthim të reshjeve të dëborës, me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-13m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 4 deri 12°C në zonat e ulëta 7 deri 18°C në zonat bregdetare 10 deri 18°C