zoom

Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot! Temperaturat deri -4°C

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të behen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri – jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e borës pritet të bëhen prezent nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera – herës në formën stuhis në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera herës mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 9°C

në zonat e ulëta  -4 deri 12 °C

në zonat bregdetare  4 deri 15 °C