zoom

Aktualitet

Reshje në të gjithë vendin/ Meteorologët tregojnë si do të jetë moti nesër

Dita e enjte do të jetë me mot të paqëndrueshëm!

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët,
ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Në mbrëmje reshje shiu vetëm në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, deri në 14 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim deri në 3-4 ballë.

Postime të lidhura