Aplikacion
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Duke filluar prej orëve të mesditës mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në relievet e larta malore të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek duke bërë që valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat u regjistruan:
në zonat malore 4 deri 11°C
në zonat e ulëta 5 deri 17°C
në zonat bregdetare 7 deri 16°C