zoom

Lajme

Replika mes Majkos dhe Bardhit. Socialisti i kujton Berishën, deputeti i përmend Pëllumb Gjokën

Gjatë seancës në Kuvendi, pati replika të forta midis deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Shkak u bë diskutimi për Amnistinë dhe akuzat për lidhje me krimin, por edhe çështjet rreth Prokurorisë së Posaçme.

Debati më poshtë:

Majko:

“Ne nuk po heshtim, thjesht po shohim se si kacafyteni me njëri-tjetrin. Keni kaq muaj që e keni bërë këtë sallë cirk. Kam një pyetje për z.Bardhi, i cili thotë se nuk do të lejohet të amnistohen të dënuarit nga SPAK-u. Ju shkoni te mitingu i kryetarit tuaj. Drejtuesi juaj e quan SPAK-un organizatë kriminale. Kjo organizate kriminale a jep drejtësi të pavarur në Shqipëri? Po apo jo?! Ngrihet Tritan Shehu pas 25 vitesh dhe thotë të dënohet gjenocidi serb. Atëherë Partia Demokratike nuk ishte e pranishme në sallë. A mund ta sillni ligjin e regjistrimin e pronave në veri”.

Bardhi:

“Keni mundësi të sillni ligjin për regjistrimin e pronës 390 mijë metër katror tokë publike dhe pastaj Edi Rama t’i firmos. Është problem shumë i madh t’ia sillni Pandit ligjit që Pëllumb Gjoka të përfitojë edhe me letra tokën shtetërore dhe ai atje që mungon sot të mos i hyjë gjemb në këmbë se ju ka ju. E dyta, sa i përket SPAK-ut. Shko pyet Edi Ramën se për llogari të kujt e goditi SPAK-un në rastin e portit të Limionit.

Cilët janë oligarkët pas atij porti dhe Edi Rama doli dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Nëse doni të bëni politikë me drejtësinë, pa dyshim ne mund të bëjmë politikë pasi gjysmën e atyre në krah i keni një ditë po një ditë jo në SPAK. Për ju drejtësia është e re sa herë godet kundërshtarët dhe është e vjetër kur u godet ju. Aministohet Ilir Beqaj dhe është gjykata që thotë merreni nën hetim, amnistohet Erion Veliaj”. /ZOOM.AL/