Aplikacion
Mëngjesin e sotëm, Mc Kresha ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi se ka agjëruar dhe kjo është “një mrekulli medicinale. Trupi e shpirti bëhen një”.
“Shpresoj që Allahu, krijuesi i gjithësisë na e ka pranuar agjërimin. Shpresoj deri në Bajramin tjetër të jemi më ë mirë, më të lumtur”, tha reperi i njohur. Ndërsa i pyetur se si i shkoi ftesa për të thirrur ezanin dhe nëse e pranoi direk apo mendoi për këtë, Mc Kresha tha:
“Kisha pak turp në fillim. Për mua ishte një privilegj, që nuk u vjen të gjithëve. Ishte për faljen e mbrëmjes. Njëra prej netëve të faljes”. Reperi shtoi më pas se “agjërimi është 100 për qind për krijuesin e gjithësisë”./L.K
/Zoom.al
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat