zoom

Lajme

Renzi: Nuk kishim informacion për marrëveshjen e energjisë, Melonit do t’i kërkojmë llogari

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka dhënë një intervistë për Syri TV, ku ka komentuar marrëveshjen e bërë publike së fundmi mes Emirateve , Shqipërisë dhe Italisë për energjine e ripërtëritshme, për të cilën ai tha se nuk ishte informuar në asnjë moment nga qeveria.

Renzi theksoi se si deputet i opozitës, ai dhe qytetarët italianë ishin informuar për marrëveshjen vetëm përmes mediave, njësoj si dhe për çështjen e emigrantëve. Ai shprehu shqetësimin për marrëdhëniet personale që shpesh prodhojnë marrëveshje prej miliarda eurosh, për të cilat askush nuk ka informacion të qartë.

Renzi kërkoi transparencë nga qeveria për këtë marrëveshje dhe u shpreh se në parlamentin italian do të kërkojnë një debat të thelluar për të kuptuar se kush do të mbajë barrën financiare të këtyre marrëveshjeve. Ai shtoi se me rritjen e faturave të gazit, kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme për qytetarët, të cilët janë të prekura direkt nga këto vendime.

Renzi:

Askush prej nesh nuk ka diskutuar ndonjëherë për këtë marrëveshje. Ndoshta është një marrëveshje e mirë, unë nuk mund ta di këtë sepse unë jam një parlamentar, deputet i opozitës, dhe e kam marrë vesh këtë marrëveshje njësoj si ju, nga gazetat, njëlloj si dhe për emigrantët.
E rëndësishme në një demokraci është të informosh njerëzit, se njeriu mund të thotë se është një ide e mirë, dakord për energjinë, ose mund të thotë nuk jam dakord.
Ajo që është e çuditshme është se këto marrëdhënie personale, prodhojnë marrëveshje prej miliarda eurosh, si ajo e emigrantëve si ajo e energjisë ku askush nuk di asgjë.
Kërkojmë që kryeministrja të na shpjegojë se çfarë është kjo marrëveshje. Në Itali, fatura e gazit është duke u rritur gjithmonë e më shumë. Në 2025 parashikohet rritje prej 15% dhe për një familje që mezi mbyll muajin, kjo është një goditje e fortë.
Unë mendoj se mediat janë shumë të rëndësishme që qytetarët të krijojnë një ide.
Unë po marr një angazhim. Në parlamentin italian do të kërkojmë një debat mbi këtë marrëveshje, të kuptojmë se kush paguan, si financohet, kush po punon për këtë. Pra do të bëjmë një punë transparence që qeveria duket se nuk do ta bëjë.
Nëse nuk është qeveria juaj ata që do të ju japin informacione, do të jetë kënaqësi që nga parlamenti italian të merrni informacione se si do të shpenzohen këta para, të italianëve dhe shqiptarëve. Nuk janë paratë e tyre personale, me to mund të bëjnë gjithçka, por janë paratë e qytetarëve për këtë duhet dhënë llogari.

© SYRI.net

Postime të lidhura