zoom

Ekonomi

Rënie e fortë e monedhave të huaja, Leku forcon më shumë pozitat. Kursi i këmbimit për 11 maj 2024

Monedhat e huaja kanë pësuar një rënie të menjëhershme në bursën e këmbimit dhe më i dukshëm ka qenë ai i dollarit amerikan.

Sot, më 11 maj 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë, me gati dy pikë të plota rënie në një javë.

Kurse Euro blihet me 100.2 lekë, ndërsa në shitje me 100.9 lekë, edhe kjo valutë me kurbë zbritëse. Paundi britanik blihet me 116.1 lekë dhe shitet me 117 lekë, duke mos i shpëtuar goditjes gjithashtu.

Franga zvicerane e vetmja që mbahet fortë nga valutat, këmbehet sot në blerje me 102.2 lekë, në shitje me 103.1 lekë.

Kurse dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67.8 lekë dhe në shitje me 69.3 lekë. Për më tepër ndiqni tabelën e mëposhtme.