zoom

Aktualitet

RENEA nxjerr vajzën nga banesa në Astir. Iu gjetën armë dhe kokainë

RENEA ka arritur të nxjerrë të renë, e cila denoncoi ditën e sotme se ishte dhunuar nga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë.

Në momentin që forcat RENEA kanë hyrë brenda në banesë, kanë gjetur vajzën të vetme. Gjithashtu në apartament janë gjetur 2 armë mbi tavolinë, për të cilat në këto momente po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës.

Para se vajza të mbyllej brenda, kanë qenë disa djem, të cilët dyshohet se janë larguar para se e reja të mbyllte derën.

Mësohet se i dashuri i vajzës e ka marrë banesën me qira ditore. Ndërkohë pronari i banesës ka edhe një hyrje tjetër ngjitur me këtë banesë. I dashuri i vajzës më pas ka marrë me qira edhe hyrjen tjetër.

Policia kishte informacione se në këtë banesë kishte armë zjarri.

Sot efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë, ku kanë gjetur dy armë zjarri në tavolinë dhe shenja kokaine.

Banesa ka qenë thuajse e shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja, ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë./ Zoom.al

Postime të lidhura