zoom

Aktualitet

Rektori i UBT “dëshmon” para PS-së/ Berisha: Grusht shteti, Rama është në tmerr

Kreu i Partisë së Demokratike, Sali Berisha reagoi pas kërkesës së rektorit të UBT-së, Fatbardh Sallaku për t’u dëgjuar nga grupi parlamentar socialist, pas aksionit të SPAK.

Sipas Berishës, ky është grusht shteti dhe tregon që UBT ka qenë në shërbim të Edi Ramës.

Kryedemokrati shtoi se Rama po kërkon që çdo urdhër-arresti të kontrollohet nga ai, para se të lëshohet.

“Këto qëndrime së pari dëshmojnë edhe njëherë se Edi Rama është në tmerr, është në panik. Dëshmoi shumë qartë se kërkon që çdo urdhër arresti para se të lëshohet, të kalojë nga zyra e tij. Të marrin lejen e tij, pra së fundmi, përdor në një rast të pashembullt dhe kjo është vazhdim i grushtit të shtetit.

Grushti i shtetit brenda shtetit quhet kur njëra degë do të marrë pushtetin e një dege tjetër. E nisën me marrjen peng të gjykatësve, tani vazhdojnë bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës. Çfarë tregojnë këto, Edi Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri”, tha Sali Berisha.

Me shqetësim reagoi edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nënvizoi faktin se univeristetet kanë autonomi dhe nuk mund të japin llogari para një partie politike.

Postime të lidhura