zoom

Aktualitet

REKORDI I QEVERISË RAMA/ 5 vjet për 2 kilometër rrugë që kushon 40 milionë euro

Shumë para dhe shumë kohë. Plot 5 vjet për 2 kilometër rrugë dhe punimet nuk kanë përunduar ende.

Bëhet fjalë për për aksin nga ish-sheshi “Shqiponja” deri te Fabrika e Miellit në Tiranë.

Punimet për këtë aks të Unazës së Madhe të Tiranës nisën në vitin 2018 mes polemikash për prishjen e shtëpive dhe për koston shumë të lartë.

Janë 40 milionë euro, ose 20 milionë euro për 1 kilometër, kosto kjo që nuk është parë ndonjëherë për një rrugë të kësaj kategorie, jo vetëm në vendin tonë, por as në Europë.

Në Austri, ndërtimi i 1 kilometër autostradë kushton mesatarisht 12.8 milionë euro, në Kroaci 6.6 milionë dhe në Slloveni 7.2 milionë euro për kilometër.

Por, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga nisja e projektit dhe janë harxhuar miliona euro nga buxheti, segmenti ende nuk ka i përfunduar.

Mjafton të kaloni me makinë dhe në çdo orë të ditës do të përballeni me një trafik kaotik.

Punimet që po kryhen te Fabrika e Miellit e bllokojnë vazhdimisht qarkullimin, ndërsa tymi e pluhuri shoqërojnë përditë banorët e zonës.

Projekti i “florinjtë”, që hoqi edhe simbolin e Shqiponjës në qytet, u shndërrua në një temë të nxehtë debati politik dhe publik në vitin 2018

Opozita, asokohe e drejtuar nga Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, përfshirë ish-drejtorin Afrim Qendro për korrupsion dhe abuzim me kostot e Unazës së Madhe.

Megjithatë, një hetim i nisur nga Prokuroria nuk arriti të ngrejë akuza ndaj zyrtarëve të kallëzuar penalisht.

As nëkalimi, një histori më vete pas zbulimit të aferës korruptive prej 18 milionë eurosh, me punimet që iu dhanë një kompanie offshore më përfaqësues Avdiol Dobin, nuk ka përfunduar ende.

Inxhinierët e rrugëve thonë se aty punimet janë jashte projeksioneve inxhinierike, me kthesa të forta që nuk ofrojnë asnjë siguri nëse kalon 30 km në orë. Janë jo të pakta rastet e aksidenteve për këtë arsye./ Zoom.al