zoom

Bota

Rekord infektimesh me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar raportoi 183.037 raste  me COVID-19 të mërkurën, një rekord i ri me mbi 53.000 më shumë se shifra e mëparshme më e lartë e regjistruar vetëm një ditë më parë.

Rritja, e shkaktuar nga varianti Omicron, përkon gjithashtu me një rritje të numrit të pacientëve në spital.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, kryeministri Boris Johnson tha se nuk do të sjellë kufizime të reja këtë vit në Angli për të kufizuar përhapjen e Omicron, i cili tani përbën 90% të të gjitha infeksioneve në komunitet, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Johnson tha se numri i lartë i njerëzve që kishin marrë vaksina përforcuese për COVID, do të thoshte se nuk kishte nevojë për rregulla të reja përpara festimeve të Vitit të Ri.

“Gëzojeni Vitin e Ri me arsye dhe me kujdes. Rastet sigurisht që po rriten, kemi shumë raste të Omicron, por nga ana tjetër mund të shohim të dhënat për butësinë relative të Omicron”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu, shtrimet në spital janë rritur ndjeshëm dhe sipas shifrave zyrtare, të mërkurën ishin 10.462 persona në spital në Angli me COVID-19, me 916 më shumë se një ditë më parë.