zoom

Aktualitet

Rekord historik! Çmendet bordi, çmimi më i lartë ndonjëherë i naftës në Shqipëri

Nafta, 265 lekë për litër- Kështu ka vendosur sot (në datën 17 Qershor 2022), Bordi i Transparencës, duke shënuar kështu një rekord historik.

Ky është zyrtarisht çmimi më i lartë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, me të cilin është tregtuar nafta.

Kjo rritje me 17 lekë, nga 258 në 265 vjen në një kohë kur në bursë ka rënë në 117 dollarë ( e njëjta gjë ndodhi dhe kur shifra u vendos më herët në 258 lekë për litër, ndërkohë që në bursë rezultonte 123).

Duket se protesta e fundit, nën logon “Nuk mban më ujë pilafi” jo vetëm u injorua, por madje është sfiduar haptazi me një rritje stratosferike, çka nënkupton rrënim të xhepave të qytetarëve shqiptarë.

Lexoni më poshtë njoftimin e sotëm:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Postime të lidhura