zoom

Slider

Reja “përzien” kartat, ndryshon komplet formacionin për Armeninë, 3 lojtarë nga Superiorja në fushë

Shqipëria do të mbyll vitin 2022 të shtunën në stadiumin kombëtar “Air Albania” me miqësoren kundër Armenisë.

Trajneri Edi Reja pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë me lojtar të rinj dhe risi në formacion.

Skema nuk ndryshon, si zakonisht 3-5-2, por mes shtyllave do të jetë Elhan Kastrati. Në mbrojte nga minuta e parë pritet të luajë Gurishta, Bajrami, dhe një ndërmjet Kumbullës dhe Mihajt.

Në mesfushë pritet të luajë nga minuta e parë Çokaj, Asllani dhe Laçi, ndërsa Hadroj do të debutoj me kuqtzinjtë si anësor i majtë dhe Hysaj në të djathtë,

Ndryshon edhe reparti i avancuar, Muçi – Skuka do të luajnë sëbashku. Sulmuesi i Partizanit, luajti pak minuta me Italinë, por shfaqi menjëherë klasin e tij.

Ky takim merr një rëndësi të veçantë, pasi do të shërbej si test për trajnerin, pasi nuk do të ketë më mundësi për të parë futbollist të rinj për eliminatoret e Europianit, që nisin në mars 2023. /zoom.al/

 

FORMACIONI I SHQIPËRISË

Elhan Kastrati

Gurishta, Bajrami, Mihaj (Kumbulla)

Hysaj, Çokaj, Asllani, Laçi, Hadroj

Muçi, Skuka