zoom

Slider

Reja largon Hysajn nga formacioni, zbuloni risitë e italianit, interes i lartë nga tifozët

Disfata me Izraelin në Tel Aviv ka lënë pas shumë zhgënjimi dhe trishtim. Jo vetëm sepse humbëm tri pikët dhe dolëm nga objektivi, por mbi të gjitha për gafat amatoreske.

Trajneri Edi Reja ka menduar të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacion ndaj Islandës, për t’i mbyllur me fitore kualifikueset e Ligës së Kombeve.

Sigurisht Shqipëria ka dalë nga objektivi, dhe pikët vlejnë vetëm për statistikë, pasi Izraeli kryeson grupin 2 dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën A, aty ku aderojnë më të mëdhenjtë e futbollit europian.

Trajneri italian pritet të kthehet tek rreshtimi i tij i preferuar 3-5-2 kundër Islandës. I pakënaqur Reja, ka ulur në stol kapitenin Hysaj, që gaboi rëndë në Tel Aviv, mesfushorin Asllani dhe sulmuesin Broja.

Strakosha

Ismjali, Gjasula, Veseli

Balliu, Abrashi, Ramadani, Bajrami, Lenjani

Cikalleshi, Uzuni

Shqipëria dhe Islanda janë përballur 8 herë mes tyre, kuqezinjtë kanë arritur 3 fitore, 1 sfidë është mbyllur në barazim dhe katër i kanë fituar ishullorët.

Ky takim do të gjykohet nga arbitri spanjoll Ricardo de Burgos, asistentët e tij do të jenë Iker De Fransisco dhe Jon Núñez,  ndërsa arbitër i katërt është Pablo González, po spanjoll.

Shqipëri-Islandë luhet sonte në mbrëmje në “Air Albania” dhe do të fillojë prej orës 20:45.

Interesi deri tani kanë qenë i lartë, burime pranë FSHF-së, bëjnë me dije për Zoom.al, se deri tani janë shitur 10300 bileta. /zoom.al/