Aplikacion
Sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi nga stoli ndeshjen, duke u aktivizuar në minutën e 81’nga trajneri Eduards.
Vetëm 5 minuta i mjaftuan lushnjarit për të treguar vetën në nivelin e dytë të futbollit anglez.
Manaj merr një top të bukur nga Uesli, dhe pasi e kontrollon me të djathtën, gjuan me të majtën drejt portës. Por reagimi i portierit të Sheffield ishte i menjëherëshëm duke ndalur sulmuesin shqiptar.
Sa i përket ndeshjes, 45’ minutat e para u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit luajnë më mirë dhe në të 56’ Joao Pedro zhbllokoi takimin duke kaluar Watford në avantazh. /zoom.al/
Drejtoi fushatën e Trump, tani do të bashkëpunojë me Berishën! Kush është Christopher LaCivita