zoom

Aktualitet

Reforma Territoriale, sot seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile

Ka nisur punën komisioni i Reformës Territoriale, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Deputetja e Partisë Demokratike, bashkëkryetare për Reformën Territoriale, tha se reforma e vitit 2014 ishte joefikase.

Fakti që në  i kthehemi reformës territoriale, është pikërisht fakti se ajo reformë e realizuar në 2014, ishte jo efikase. Me këtë pyetje duhet ta nisim punën në këtë komision, cilat janë problematikat, pse ka dështuar reforma, pse nuk u arrit ajo që pritej? Cilat janë anët e mira të reformës që mund të ruhet nga reforma e kaluar.’- u shpreh Çupi.

Albana Dhimitri, Drejtore Ekzekutive në Institutin e Politikave Publike dhe Private: Ne kemi pasur mundësi të jemi thuajse në çdo bashki. Kemi pasur një eksperiencë të rëndësishme për të prekur reformën në pikëpamjet politike, qoftë dhe administrative. Efikasiteti administratës publike, ishin 370 njësi të qeverisjes vendore para 2014. Kemi bërë një studim mbi të ardhurat për kokë nga ndryshimi i hartës territoriale dhe na rezulton që të ardhurat janë shumë më të larta në nivel bashkie se përpara reformës.