Aplikacion
Është e diktuar nga niveli i lartë i kriminalitetit, përgjakja e rrugëve ku makinat luksoze nuk pyesin për policin apo edhe nga korrupsioni në polici.
Parandalimi i ngjarjeve kriminale është dështimi kryesor i policisë që në kohën kur në kupolën e saj u emërua Ardi Veliu, një polic pa përvojë në çështjet kriminale, për më tepër me gradën e papërshtatshme për atë detyrë.
Por a do ta prekë Bledi Çuçi përgjegjësin e kësaj situate? A do të mundet ai t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama që ta largojë Veliun?
Ministri i Brendshëm e preku shkarazi “kupolën” si pjesë të reformës, por ai shmangu përgjegjësinë direkte të Ardi Veliut në këtë situatë. Për armët që janë sheshit dhe po vrasin thuajse përditë shqiptarët, ai bëri me faj sistemin e drejtësisë.
“Ajo që bëjmë ne është që ne të mundohemi të parandalojmë përdorimin e armëve me sa mundemi. Rastet që na vijojnë nga gjyqësori dhe prokuroria janë raste që pengojnë punën e policisë së shtetit në këtë drejtim dhe është përkundërt vullnetit të shoqërisë shqiptare që element të rrezikshëm të apo me precedentë penal dënohen me maksimumin që i jep ligji në rast se kapen në flagrancë me armëmbajtje pa leje. Tre rastet e fundit në qershor, ku tre personazhe të njohur të botës së krimit janë kapur në flagrancë me fishekë në fole gati për qitje dhe gjykata ka vendosur që ata të kenë masa lehtësuese, duke kaluar hetimin në shtëpi.”
Ministri Çuçi mund të ketë të drejtë për rastet e sipërpërmendura apo të tjerë të ngjashëm. Por a duhet ta dekurajojnë policinë vendimet e diskutueshme të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve? Edhe në rast se puna e policisë do të pengohej realisht nga këta gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, a nuk do të duhej që drejtuesit e policisë ta denonconin me forcë këtë fenomen rast pas rasti? E nëse nuk do t’ia dilnin të ndryshonin gjendjen, a nuk do të qe e udhës t’ia linin vendin dikujt që mund ta bëjë të mundur këtë?
Ministri Çuçi mund të ketë vullnetin për ta ndryshuar gjendjen. Ai mund të lëvizë disa drejtorë e shefa komisariatesh. Por nëse lëvizjet nuk do të shoqërohen edhe me atë të Ardi Veliut, reforma është e kotë, e pamundur dhe e padobishme. Në 3 vjet e gjysmë në krye të policisë, gjendja e kriminalitetit është përkeqësuar, armët janë sheshit, rrugët e vendit janë kthyer në xhungël të fortësh që përgjakin familjarë të pafajshëm, policët janë të dekurajuar teksa shohin se meritat dhe postet e rëndësishme u ndahen atyre me lidhje partiake apo personale me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut.
Vetëm me largimin e Veliut policisë do t’i kthehej frymëmarrja dhe shansi i munguar që ajo të mund të bëjë punën e saj, pasi specialistët e aftë në radhët e uniformave blu nuk do të kenë më në kokë shembullin e paaftësisë dhe të servilizmit politik. /Zoom.al
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri