Aplikacion
Lajmi ne ka dhënë vetë klubi krutan në rrjetet sociale, ku njofton se Mihana është afrimi i parë i skuadrës në merkaton e janarit.
Sulmuesi është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e fundjavës ndaj Bylisit.
23-vjeçari Redon Mihana debutoi në Superiore me Apoloninë e Fierit, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, ku nuk arriti të shndërrohet në titullar fiks.
Këtë verë Mihana u bashkua me Egnatian, por edhe këtu luajti shumë pak, ndaj edhe vendosi të transferohet te Kastrioti, një tjetër skuadër që do të luftojë për mbijetesë këtë sezon. /zoom.al/