Aplikacion
“Operacionet e forcave tona detare në Detin e Kuq dhe Arabik do të vazhdojnë të synojnë anijet izraelite të lidhura me entitetin armik”, tha Hizam Al-Assad.
Al-Assad theksoi se grupi do të vazhdojë sulmet e tij për sa kohë që konflikti në Gaza të vazhdojë.
“Për sa kohë që agresioni sionist amerikan dhe rrethimi mbi popullin tonë në Gaza vazhdon, sulmet nuk do të ndalen”, shtoi Al-Assad.
“Ajo që duhet të cilësohet si terrorizëm janë krimet e gjenocidit të kryera nga ushtria okupatore izraelite, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen amerikane, kundër popullit palestinez në Gaza”, tha Al-Assad. /ZOOM.AL/