zoom

Sport

Real ofron deri në 170 mln euro për Mbappe-n, sheikët mund të joshen

Reali ka nisur sulmin final ndaj Kylian Mbappe. “As” paralajmëron se Florentiho Perez është duke përgatitur ofertën përfundimtare që do t’u dorëzohet sheikëve të PSG-së më 30 gusht, një ditë para mbylljes së merkatos.

Shifra që përmend media spanjolle është e frikshme dhe vërtitet mes 130 mln, deri në 170 mln eurove, një shumë që mund të joshë edhe arabët e PSG-së për të shitur një lojtar që nuk dëshiron më qëndrimin, e që për më tepër i përfundon kontrata vitin tjetër.

Mbappe nuk është shprehur publikisht për dëshirën e tij për të kaluar në Madrid, por as ka mohuar zërat e përhapur nga mediat në lidhje me këtë fiksim të lojtarit.

Deri tani drejtuesit e PSG-së kanë refuzuar të ulen në negociata me Perez dhe publikisht kanë deklaruar se nuk do ta shesin francezin, duke qenë të gatshëm që ta ulin edhe në stol atë për një vit vetëm e vetëm për të mos e shitur.