zoom

Slider

Real Madrid shpërblen Vinicus, i ofron rinovimin e kontratës

Vinicus Junior po kalon një sezon të mirë me fanellën e Real Madrid dhe kjo formë e mrekullueshme e tij nuk ka lënë pa u vënë re nga drejtuesit që janë të gatshëm t’i propozojnë rinovimin e kontratës.

Një marrëveshje 5 vjeçare do të shtrohet në tavolinë për sulmuesin brazilian, raporton Fabrizio Romano, eksperti i merkatos. Gjithçka do të diskutohet mes palëve në përfundim të sezonit për një kontratë me terma afatgjatë.

Drejtuesit janë të kënaqur me angazhimin e 21 vjeçarit në fushën e lojës dhe do të ishin të lumtur ta mbanin si pjesë të projektit, ku përveç tij është dhe Kylian Mbappe, si objektiv kryesor për “Los Blancos” në merkaton e verës.

/zoom.al