zoom

Lajme

Real Madrid gati për super-transferim në janar. Kush është mbrojtësi që ndjek prej muajsh

Edhe pse jemi tre muaj larg merkatos së janarit, drejtuesit e Real Madrid duket se e kanë të qartë emrin e parë që do të tentojnë të bëjnë pjesë të klubit.

Mbrojtësi Alphonso Davies ishte një dëshirë vere për Perez, por nuk u bë dot realitet sepse çmimi i kërkuar nga Bayern Munich u konsiderua i tepruar.

Por çfarë do të ndryshojë vitin tjetër?

Zyrtarët e Real Madrid kanë llogaritur se kontrata e Davies me bazavrezët mbyllet në qershor dhe nga ai moment, mbrojtësi francez konsiderohet lojtar i lirë nëse nuk firmos me një skuadër tjetër.

Për të siguruar që të tjerë të mos hyjnë në lojë, Real Madrid do të nisë negociata para-kontraktore në janar, me shpresën për një zgjidhje të shpejtë. Pas kësaj, ata do të duhet të presin deri në korrik për ardhjen e tij, por ai do të vijë pa tarifë transferimi.