zoom

Slider

Real Madrid fiton ndaj Mallorcas së Muriqit, nis shkëputjen

Real Madrid ia del pa shumë vështirësi ndaj Mallorcës. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka triumfuar përballë vendit të 16-të të tabelës me rezultatin e pastër 3-0.

Një ndeshje pa shumë histori dhe me të njëjtit protagonist. Karim Benzema tregoi sërish sa i rëndësishëm është me golat e tij në fushën e lojës. Dy gola dhe një asist për Vinicues Junior në pjesën e dytë, për t’i dhënë Realit një tjetër fitore me vlerë të rëndësishme për fatin e kampionatit, ku tani janë të distancuar nga ndjekësit më të afërt Sevilla në 10 pikë.

Në anën tjetër Muriqi luajti përgjatë 90 minutave për Mallorcan, por pa mundur dot të linte gjurmë në këtë ndeshje përballë kryesuesve të kampionatit.

Këtë të dielë, “Los Blancos” presin Barcelonën në klasiken e rradhës, në ndeshjen që pritet të përcaktojë shumë për kampionatin spanjoll, nëse do të ketë hapje të garës ose një arratisje të sigurt të madrilenëve drejt titullit të rradhës.

/zoom.al