zoom

Politikë

Reagon Rakipi pas sanksioneve nga SHBA: “Ma ka bërë Lulzim Basha”

Ish-deputeti Aqif Rakipi ka reaguar pasi dy ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj tij  dhe pronarit të televizionit Ora News, Ylli Ndroqi për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Për një nga mediat në vend, Rakipi u shpreh se e keqja për sanksionet i ka ardhur nga Lulzim Basha, denoncimet dhe akuzat e të cilit kanë qenë të shumta në vitet e fundit.

Intervista e plotë me Aqif Rakipin

A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?
Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

A do ta ndiqni në hapa ligjorë?
Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?

Do i shoh.

Nuk do të nisni një proces gjyqësor?
Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.

A mendoni se është politike?
Po.

Po kë fajësoni?
Lul Basha e ka merakun.

Mendoni se është goditje nga Basha?
As që bëhet llaf.

Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodh me një numër surprizë votash deputet i Partisë Socialiste në Tiranë.

Postime të lidhura