zoom

Politikë

Reagon Noka: Askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar

Pasi policia i ndaloi PD zhvillimin e protestës më datë 6 Dhjetor para kryeministrisë ka reaguar deputeti Flamur Noka.

Noka ka thënë për Klan News se protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90 dhe se askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar.

Më tej Noka njofton se në bazë të ligjit protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi.

“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90. Askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Nuk i marrim leje askujt në Shqipëri për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë se protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi”-tha Flamur Noka.