Aplikacion
Ajo tha se procesi ndaj saj është politik dhe erdhi pas denoncimit për inceneratorët, teksa ka mohuar akuzat në lidhje me operacionet estetike.
“Fëmija im është operuar, mjekët i thoin një javë në jetë nëse nuk bëhej ndërhyrje. Ka bërë dhe ilir meta një operacion që e kam paguar unë dhe nuk e di ilir meta se sa ka kushtuar, ilir meta nuk ka paguar asnjë shishe ujë se është një personazh që ju e dini shumë mirë, ai as që e di sa kushton një shishe ujë, kam paguar unë çdo gjë në shkollat e fëmijëve të mi, ilir meta është marrë vetëm me politikë, me politikë të madhe.
Kam qenë unë që kam marrë edhe rrogën e Ilir Metës. E ka deklaruar Edi Rama operacionin e fëmijës së vet që e ka pasur me kancer, a e ka hetuar Spak këtë, a do bëjë deklaratë altin dumani. Të nxjerrë Spak faturën e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer për t’i dhënë ushqim mediave, nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Më shumë i heqin vetullat çunat se sa gratë sot. Farsë imorale për familjen time.” Tha Kryemadhi në deklaratë.