zoom

Politikë

Reagimi i ministrisë greke, kundërpërgjigjet Xhaçka: Respektoni vendimet e institucioneve tona!

Olta Xhaçka, ministrja e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar mbi deklaratat e zyrtarëve grekë për arrestimin e kandidatit Fredi Beleri dy ditë më parë.

Xhaçka shkruan se “është e pamundur të kuptojë  deklaratat e zyrtarëve grekë” dhe i kërkon atyre të respektojnë institucionet shqiptare.

“Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Nuk e kuptojmë se si të qenurit shtetas grek të përjashton nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”, ka shkruar ministrja në rrjetet sociale.

Ky reagim vjen pasi shumë zyrtarë grekë dhe së fundmi edhe ministria e Jashtme atje, e quajtën të paligjshëm këtë arrestim, pasi nuk ka prova që faktojnë se Beleri ka vjedhur vota. Ata kanë lajmëruar se do kërkojnë ndihmë nga BE në këtë rast.

Ministria e Jashtme e Greqisë e ka quajtuar skandaloz vendimin për arrestimin e kandidatit të Himarës. Sipas tyre ky vendim do t’i kushtojë Shqipërisë procesin e aderimit në BE.