Aplikacion
Reagime e kundër-reagime ka patur pa fund, e duket se komenteve nuk u ka shpëtuar as blogerja Armina Mevlani, e cila është partnerja e djalit të tij Shkëlzen Berisha.
Mevlani është futur në diskutime me një ndjekës në një postim të aktores Olta Gixhari, pasi blogerja kishte komentuar në një foto të sajën.
Komentuesi i shkruan Arminës: “Sa gjynah vjehrri”. E duket se ajo nuk ia ka përtuar por i është përgjigjur:”Mos ia qaj hallin”. Qytetari ka vijuar me komentet e tij, por Armina nuk ka vijuar më me replika.
Çfarë ka ndodhur?
Javën e kaluar ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua përkohësisht nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe lajmin e bëri të ditur për publikun vetë lideri aktual i kësaj force politike, Lulzim Basha. E gjitha kjo erdhi pas një seri akuzash ndaj zotit Berisha nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri. Kujtojmë se DASH i ka ndaluar atij dhe familjarëve të tij, hyrjen në territorin amerikan, për shkak të përfshirjes “në korrupsion të gjerë”, siç është thënë.
Pas këtij lajmi, Berisha u shpreh i zhgënjyer nga Basha për marrjen e këtij vendimi duke e quajtur atë “të pabesë”, madje në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Zonë e Lirë” tha se ishte lajmëruar nga kryedemokrati vetëm 20 minuta para publikimit të lajmit.
Berisha tha se Basha “duhet të konsideronte dorëheqjen e tij” para se se “të dorëzonte sovranitetin e PD-së”.