zoom

Aktualitet

Rastet e dhunës nuk kanë fund! Edukatorja në Elbasan dyshohet se keqtrajtoi 5-vjeçarin autik

Që pas rastit të rëndë në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, ku edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares, të tjera ngjarje dhunuese në kopshte të tjera po dalin në pah.

Së fundmi, Policia e Elbasanit njoftoi se po heton një edukatore 57-vjeçare sepse dyshohet se ka dhunuar një 5-vjeçar me autizëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit”, sqaroi policia.

Pas ngjarjes në kopshtin “Stinët” nga Ministria e Arsimit është ngritur edhe një task-forcë për të kontrolluar subjektet pa licencë dhe deri tani 81 janë gjetur me shkelje të ndryshme.

Postime të lidhura