zoom

Bota

Raporti tronditës, rreth 14 mijë fëmijë të vrarë në Gaza dhe 1 mijë të gjymtuar!

Statistikat regjistrojnë tmerret e gjashtë muajve të fundit. Më shumë se 33000 palestinezë të Gazës, shumica e të cilëve ishin civilë, janë vrarë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ndarja e fundit demografike e ministrisë nga 5 prilli, tregon se më shumë se 70% e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Një grafikë tregon rritjen e individëve të vrarë gjatë luftës në Gaza, nga 0 më 7 tetor 2023 në pak më pak se 35,000 më 5 prill, raportoi BBC.

Sipas ‘Save the Children’, 13.800 fëmijë palestinezë në Gaza janë vrarë dhe mbi 12.009 janë plagosur. UNICEF raporton se të paktën 1.000 fëmijëve u janë amputuar njëra ose të dyja këmbët.

Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Raportimet nga zona e luftës janë të frikshme dhe tronditëse, teksa Izraeli po përgatitet edhe për ndërhyrje ushtarake në Rafah. /ZOOM.AL/