Aplikacion
Shqetësimi i tretë është rritja e shpejtë e inflacionit, i ndjekur nga problemet gjeopolitike që shkaktojnë krizën e lëndëve të para. Shqetësimi i pestë kriza e furnizimit me ushqime.
Studimi, një bashkëprodhim i konsulentëve Marsh McLennan dhe Zurich Insurance Group, mori parasysh pikëpamjet e më shumë se 1200 ekspertëve globalë të rrezikut, politikëbërësve dhe liderëve të industrisë. Ky raport bazohet në Anketën e Perceptimit të Rreziqeve Globale (GRPS) që realizohet prej dy dekadash. Përgjigjet për anketimin u mblodhën nga 7 shtatori deri më 5 tetor 2022.
Vitin e kaluar, ndonëse pandemia e Covid 19 ishte në kulmin e saj, sëmundjet infektive ishin shqetësimi i pestë i drejtuesve ekzekutivë shqiptarë, ndërsa i pari ishte kriza politike (Luhatje të marrëdhënieve ndërshtetërore), të ndjekura nga dëmtimi i mjedisit nga dora e njeriut; më pas mangësi në masat e sigurisë kibernetike dhe e katërta kriza e borxhit.
Shqetësimet e ngritura nga drejtuesit shqiptarë në raportin e 2023 janë gjithashtu të ndryshme nga ato globale, ku mbizotëron “Kriza e furnizimit me energji”, që është e para, e ndjekur nga “Kriza e kostos së jetesës”; “Inflacioni në rritje”; “Kriza e furnizimit me ushqime” dhe “infrastruktura për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike”
Raporti
Kriza e kostos së jetesës do të jetë rreziku më i madh global gjatë dy viteve të ardhshme, paralajmëroi Raporti i Rreziqeve Globale, publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.
Inflacioni global mbetet në nivele të larta pasi kostot e energjisë dhe ushqimit u rritën vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Kufizimet e furnizimit të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit kanë kontribuar gjithashtu në çmime më të larta të konsumit prej dekadash.
“Konflikti dhe tensionet gjeoekonomike kanë shkaktuar një sërë rreziqesh të ndërlidhura globale.
Këto përfshijnë vështirësitë e furnizimit me energji dhe ushqim, të cilat ka të ngjarë të vazhdojnë edhe për dy vitet e ardhshme, shoqëruar me rritje të madhe në koston e jetesës dhe shërbimi i borxhit”.
Në raport thuhet gjithashtu se “kriza të tilla rrezikojnë të minojnë përpjekjet për të trajtuar rreziqet afatgjata, veçanërisht ato që lidhen me ndryshimet klimatike, biodiversitetin dhe investimet në kapitalin njerëzor”.
Raporti e përshkroi krizën e kostos së jetesës si “rrezikun më të madh në terma afatshkurtër” deri në vitin 2025, e ndjekur nga fatkeqësitë natyrore, ngjarjet ekstreme të motit dhe “përplasja gjeoekonomike”.
“Rreziqet afatshkurtra dominohet nga energjia, ushqimi, borxhi dhe fatkeqësitë,” tha Saadia Zahidi, një drejtore menaxhuese në Forumit.
Raporti u bëri thirrje “liderëve të veprojnë kolektivisht dhe me vendosmëri, duke balancuar pikëpamjet afatshkurtra dhe afatgjata”./Monitor