zoom

Aktualitet

Raporti, ja si është ndarë popullsia shqiptare sipas besimeve fetare

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Raporti analizon në kapituj të veçantë edhe gjendjen e lirisë së besimit në Shqipëri, si dhe ndarjen e popullsisë sipas përkatësive fetare.

Në raport thuhet se qeveria amerikane vlerëson se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët suni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind dhe bektashinjtë 2 për qind.

Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare.