zoom

Bota

Raporti i frikshëm për 8 Marsin, të paktën 9 mijë gra të vrara në Gaza që nga nisja e luftës

Të paktën 9,000 gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. Kështu ka deklaruar të premten Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Në komunikatën për mediat thuhet gjithashtu se rreth 60,000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës vuajnë nga “kequshqyerja, dehidratimi dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor”.

Ndërkohë rreth 5000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës lindin çdo muaj në “kushte të vështira, të pasigurta dhe jo të shëndetshme”.

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA), e cila është agjencia kryesore e ndihmës në Gaza, postoi gjithashtu një deklaratë në “X”, duke thënë se mesatarisht 63 gra vriten çdo ditë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë në Gaza vazhdojnë të durojnë pasojat e kësaj lufte brutale”, thuhet në deklaratë.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se kërkohet më shumë punë për të mbështetur dhe mbrojtur gratë.

“Një armëpushim i menjëhershëm është minimumi”, ka shkruar ai.

/ZOOM.AL/