zoom

Lajme

Raporti i FIFA-s “zbërthen” merkaton e futbollit shqiptar dhe milionat e fituata nga klubet

Klubet shqiptare kanë ulur numrin e afrimeve gjatë merkatos së janarit në raport me vitet e kaluara, ndërsa kanë rritur “eksportin” jashtë.

Ky është përfundimi që del nga analiza krahasuese e raportit të FIFA-s për dritaren e merkatos së janarit për 5 vitet e fundit në futbollin shqiptar.

Raporti në fjalë tregon se ky është viti me numrin më të ulët të transferimeve në hyrje në futbollin shqiptar gjatë merkatos së dimrit në 5 vitet e fundit, me vetëm 53 futbolliste, ndërsa piku më i lartë ishte në vitin 2022 me 68 të tillë.

Por largimet nga futbolli shqiptar janë rritur gradualisht në këto 5 vite, duke kulmuar me 41 të tilla gjatë merkatos së janarit 2025.

Klubet shqiptare kanë shpenzuar thuajse 64 mijë dollarë gjatë janarit për afrimin e futbollistëve të ndryshëm në radhët e tyre gjatë këtij janari.

Ndërsa për largimet, fitimet kanë qenë të ndjeshme. Sipas shifrave zyrtare të FIFA-s, rezulton se klubet shqiptare kanë përfituar në total 1,43 milionë dollarë nga shitjet e lojtarëve gjatë dritares së janarit.

Ndërkohe, ruhet trendi i moshës rreth 24 vjeç për transferimet në hyrje në futbollin shqiptar, sipas dokumenteve zyrtare të FIFA-s. Panorama/