Aplikacion
“Kjo situatë i ekspozon të rinjtë ndaj një rreziku të konsiderueshëm të marrjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD) dhe shtatzënive të paplanifikuara”, thotë OBSH.
Sipas të dhënave të mbledhura nga më shumë se 242,000 15-vjeçarë në 42 vende në zonën e mbulimit të OBSH-së në Evropë, përqindja e djemve që raportuan përdorimin e prezervativit në marrëdhëniet e tyre më të fundit seksuale ishte 61% në vitin 2022, më poshtë se 70% në vitin 2014.
Kishte një prevalencë shumë të ngjashme në raportimin se nuk kanë përdorur asnjë metodë kontraceptive në marrëdhënien e fundit seksuale sipas gjinive (30% te djemtë dhe 31% vajzat). Dallime të rëndësishme gjinore janë parë vetëm në gjashtë vende, midis tyre në Shqipëri ku vajzat kishin më shumë gjasa se djemtë të raportonin se nuk kishin përdorur asnjë masë mbrojtëse në marrëdhënien e fundit seksuale. E kundërta u gjet në Austri, Lituani, Serbi dhe Slloveni.
56 për qind e vajzave 15 vjeç pranuan se nuk kishin përdorur masa mbrojtëse në marrëdhënien e fundit seksuale dhe 31 për qind e djemve pranuan se nuk kishin përdorur masa mbrojtëse.
Në studim shkruhet se 4% e vajzave pranonin se kishin kryer marrëdhënie në ndryshim me 34% të djemve.
Ndërkohë 24% e vajzave 15 vjeçare thanë se ato ose partneri i tyre kishte përdorur masa mbrojtëse në marrëdhënien e fundit seksuale dhe 61% e djemve 15 vjeçarë pranuan se kishin përdorur masa mbrojtëse.
Sondazhi tregoi gjithashtu se 33% e adoleshentëve nga familjet më të varfra thanë se nuk përdornin as prezervativ apo pilula kontraceptive, krahasuar me 25% të adoleshentëve nga familjet më të pasura.
“Shumë vende neglizhojnë edukimin seksual gjithëpërfshirës, të përshtatshëm për moshën dhe, aty ku është i disponueshëm, ai është nën sulm në rritje vitet e fundit për inkurajimin e sjelljeve seksuale”, tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.
“Në fakt, ofrimi i njohurive të duhura për të rinjtë në kohën e duhur na lejon të kemi rezultatet më të mira shëndetësore,” shtoi ai.
Për OBSH-në, përveç rritjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të paplanifikuara, edukimi i pamjaftueshëm seksual shkakton një rritje të kostos së shërbimeve shëndetësore dhe prish jetën shkollore dhe të punës të të rinjve.
“Ne po korrim frytet e hidhura dhe më e keqja do të vijë nëse qeveritë, autoritetet shëndetësore, sektori i arsimit dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm nuk i njohin shkaqet rrënjësore të situatës aktuale dhe nuk ndërmarrin hapa për ta korrigjuar atë”, përfundoi OBSH.
Historia dramatike e banorit të Big Brother Vip Albania: U abuzova seksualisht nga komshiu