Aplikacion
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se më zyrtaren e lartë të DASH, u bisedua përsa i përrket ecurisë së reformave, forcimit të drejtësisë, investimet në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen që SHBA i japin Ballkanit të Hapur.
Rama shton se konsideratat e zyrtares së lartë të DASH rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse.
Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:
“Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfrie. Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse“, shkruan Rama në Facebook./Zoom.al