zoom

Ekonomi

Rama thotë se “Shqipëria ndodhet në Champions League-n e turizmit”: Vjet fituam 4,2 mld dollarë!

Kryeministri i vendit Edi Rama, teksa ishte duke folur në eventin “Safe stay in Albania”, deklaroi se “Shqipëria është në Champions League-n e turizmit”.

Ai theksoi se vendi ka përfituar vitin e kaluar 4.2 miliardë euro, duke shtuar se paratë kanë shkuar tek familjet shqiptare. Po ashtu, Rama nënvizoi se djemtë e vajzat shqiptare që punojnë në turizëm kanë më pak taksa se të rinjtë në Greqi.

“Ne kemi përfituar nga turizmi vitin e kaluar 4.2 miliardë euro. Këto para kanë shkuar tek familjet shqiptare. Është rritur numri i familjeve në qytete bregdetare, që japin me qira apartamentet e tyre. Shumë turistë iu drejtohen shtëpive. Kjo është një para që nuk është prekur asnjë cent e shkon tek familjet. Nuk është ky momenti që familjet të cenohen me taksa.

Këto janë të ardhura të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Djemtë dhe vajzat në Shqipëri kanë taksa më të ulëta sesa në Greqi. Kemi hyrë në Champions League-n e turizmit. Ne kemi hyrë në Champions League, por duhet që të qëndrojmë aty. Ne duhet ta konsolidojmë pozicionin tonë dhe të jemi gjithmonë e më konkurrues”, deklaroi Rama. /ZOOM.AL/