Aplikacion
RAMA
“Se ne nuk jemi një koalicion kap ça t’kapësh, që po ta shikoni, e ka të shkruar në ballë devizën e udhëheqësve. KÇK fiton, Shqipëria humbet.
Që nga LULI, i cili lufton të kapë një humbje që të jetë një fitore më e madhe sesa humbja e herës së shkuar.
Tek MONIKA, që lufton të mbajë Lulin lidhur për hesap të Saliut dhe Ilirit, që duan të rikapin drejtësinë me duart e Lulit.
Pastaj, AGRON DUKA, që do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912, i cili nuk e nxorri asnjë ditë nga garazhi partinë e tij, agrare, të cilës ia justifikon emrin sepse vetë ai jeton me tagjinë e Shqupit. Në pritje që Luli ta ribëjë pakës Minisëtër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj dhe vezë, saqë për kotec i shkon vetëm ministria e ushqimit.
FATMIR MEDIU, që vulën e Partisë Republikane të Sabri Godos e mban ne xhep si çertifikatë besnikërie ndaj pronarëve. Por në fakt, të vetmen çertifikatë prone, që ai ka arritur të sigurojë për ta, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e Shqupit.
DASH SHEHI, që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë që flet më lirshëm se vetë autori, i cili, arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet, ka kafenenë e parlamentit, ku ka kaluar më shumë kohë se të gjitha banakieret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski sesa e gjithë zona e Partizanit të Panjohur që nga koha e rënies së komunizmit.
VANGJEL DULE, qirja e të drejtave dhe lirive të njeriut, që në televizor është balli i lartë i minoritetit grek, ndërsa në KÇK-në e koalicionit është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë.
Tym Idrizi, i doganave, i cili nga ana e tij televizorin e ka për luftë gjakatare me grekun, ndërsa deputetllëkun e ka për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit.
Pa harruar sigurisht, NARD NDOKËN. I vetmi profil filozofik në atë grumbullim personazhesh, që as humoristi me humorin më të zi nuk do t’ia servirte një populli duke i shpikur kaq shumë në numër.
Se ka edhe të tjerë. Nuk mungon, për shembull, edhe një personalitet që kartvizitën e ka tronditëse, XHELAL MZIU, deputet. ©Zoom.al