zoom

Lajme

VIDEO/ Rama shthur gojën: Bufat dhe m*trat e kënetës na kanë vetëposhtëruar

Kryeministri Edi Rama shthuri gojën në takimin publik që mbajti me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Pasi bëri bilancet e punës së Erion Veliajt si kryetar bashkie, Rama iu kthye luftës politike duke përdorur fjalor banal dhe duke akuzuar se ndër vite, është hedhur baltë mbi çdo punë të mirë që është bërë në vend.

“Për të gjitha poshtërimet që na kanë bërë të huajt dhe për të gjitha vetëposhtërimet e të gjitha kohërave që na kanë bërë bufat dhe m*trat kënetës ndër shekuj.

Asnjë buf kënete dhe as ndonjë specie tjetër kënetë nuk e mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës sonë, ku pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë, dhe pa Lali Erin që e bëri të vrapojë dhe të kthehet në një destinacion turistik, ky qytet nuk do ishte dot kurrë vendi ku sot shëtisin si evropianë të gjithë…”, tha Edi Rama gjatë takimit të sotëm, ku konfirmoi se ka marrë në dorë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Postime të lidhura