zoom

Politikë

Rama “shmangu” Yuri Kim? Ambasadorja takon Damian Gjiknurin në PS

Për herë të parë që nga ardhja e saj në Shqipëri, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, për të takuar përfaqësuesit e mazhorancës, nuk iu drejtua kryeministrisë, por selisë së Partisë Socialiste.

Shpesh herë ajo, edhe për ccështje që kanë të bëjnë me PS-në dhe jo direkt me qeverisjen, ka takuar kreun e mazhorancës, Edi Rama në kryeministri.

Por sot zgjodhi që takimin e saj ta zhvillojë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri në selinë e rozë.

Ambasadorja e SHBA ishte në selinë e PS rreth orës 10:40, teksa situata politike dhe zgjedhjet e 14 majit, ishin një nga temat e diskutimit gjatë takimit.

Nuk dihet arsyeja pse Kim zgjodhi të takojë Gjiknurin dhe jo Ramën për këtë cështje, ndonëse kryeministri është kthyer që mbrëmë nga Berlini.

Ndonëse Rama e ka mohuar, kohët e fundit marrëdhëniet e tij me ambasadoren Kim kanë qenë të ftohta.

Kjo u vu re edhe në aktin e paprecedentë që Ministria e Jashtme ndërmori duke publikoi informacionin që i ishte drejtuar edhe autoriteteve amerikane, se mandati i Yuri Kim kishte përfunduar.

Një luftë në distancë mes tyre u zhvillua edhe në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, teksa të dya ata mbështesnin kandidatë të ndryshëm.