zoom

Politikë

Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por….

Pas konferencës së përbashkët me presidentin Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin maqedonas, kryeministri Edi Rama, në një bisedë me gazetarët shqiptarët në Beograd u shpreh se është dakord që Serbia t’i kërkojë falje Kosovës, por sipas tij, falja vjen në fund.

“Jam shumë dakord që Serbia duhet të kërkojë falje. I vihet kapaku, do t’i japi zgjidhje përfundimtare të njohjes së Kosovës nga Serbia. Mendoj se falja vjen në fund. Nuk ka ardhur falja e Gjermanisë në vitin 1945 por në 1969. Gjermania dhe Franca kanë bërë çdo gjë dhe e kanë filluar me marrëveshje të natyrës ekonomike, me traktatin e qymyrit dhe çelikut se në këtë mënyrë krijohet një atmosferë tjetër”.

Duke u fokusuar tek OPEN BALKAN, Rama theksoi se bashkëpunim në rajon e sheh si një proces paqeje.

I pyetur për ndalimin e boksierëve të Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin e Boksit në Beograd dhe se sa i vërtetë është Vuçiç në deklaratat e tij, Rama tha se deklaratat e Presidentit Vuçiç për ftesën ndaj Kosovës do të testohet vetëm nëse Kosova i bashkohet nismës “Open Balkan”.

“Sinqeriteti i të gjithë deklaratave testohet në provën e realitetit. Sot presidenti i Serbisë e tha hapur se mirëpret Kosovës njësoj si dy vendet e tjera. Pra kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë. Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më parë. Kur ne kuptuam që procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në proces deklaratash. Unë jam për falje. Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do ti japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund , nuk mund të vijë në fillim. Ballkani i Hapur ka mundësuar që në të kemi realitet atë që prej vitesh e kemi ëndërruar. Nuk hiqet dot kufiri në konflikt të hapur me Serbinë sepse jo Serbia por ngrihet dhe Uashingtoni dhe thotë Shqipëria e Madhe.”

Postime të lidhura