Aplikacion
Sipas tij rritja e pensioneve do të varet nga ecuria e përgjithshme e reformave dhe ecuria e ekonomisë në gjysmën e parë të mandatit.
“Dua t’u them gjithë gjyshërve e gjysheve se një plan i varur nga ecuria e përgjithshme e reformave dhe ecuria e ekonomisë në gjysmën e parë të mandatit, është në tryezën tonë e do jetë pa diskutim dita më e bukur e jetës sime publike politike të marr dot shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar duke e vënë në veprim planin për një rritje domethënëse të pensioneve. E sot mund të jap vetëm fjalën që do e mbaj në mendje çdo ditë marrjen e atij shpërblimi të shenjtë, por ju lutem mos e quani premtim vetëm angazhim solemn për të bërë gjithçka është e mundur për këtë premtim të munguar. S’kisha pse i hapja punë vetes për një gjë kaq të madhe po të mos besoja se kjo është diçka që ia vlen për të bërë maksimumin”, tha Rama.
Ndërsa ka deklaruar se qeveria parashikon edhe rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve dhe administratës.
Sipas tij, qeveria e re, do i përmbahet programit ku ka premtuar rritje të pagave të mësuesve me 40%, administratës publike me 30%. Ai ndal dhe tek paga e solistëve të Teatrit të Operas dhe baletit për të cilën u shpreh se do të dyfishohet duke u nisur nga viti i ardhshëm.
“I thashë grupit të programit që të merrnin programin e fushatës dhe ta miratojmë në parlament. E vërteta është se jo çdo gjë shkon sipas parashikimeve. Nuk kam parasysh politikanët që premtimet i kanë si pëllumbat që nxjerrin nga kapelet në skenë nga prestigjatorët. U ndeshëm me kthesa dhe ngecje të padëshiruara për aeroportin e Vlorës. Unë nuk premtoj diçka që e di se nuk bëhet, veç për të marrë duartrokitje. Të gjitha rritjet e pagave të premtuara, unë e konfirmoj përsëri sot, përpara Kuvendit, se kjo shumicë qeverisëse do rrisë pagat e edukatoreve, mësuesve me 40 %, paga mesataren në administratë në 85 mijë lekë, pagat e administratës publike me 30%. Pas një shfaqje kulmore mbrëmë të trupës së teatrit të operas dhe baletit, duke shkëlqyer pa asnjë dallim krahas dy yjeve botërore, paga e solistëve tanë do dyfishohet që nga viti i ardhshëm” – tha Rama.
Rrëmbehet në Brazil modelja e “Victoria’s Secret”, banda kriminale kërkoi 31 mijë euro për lirimin