Aplikacion
“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË,” shkruan kryeministri në llogarinë e tij në Facebook.
Zoom.al bëri disa kërkime mbi çantën për të cilën flet kryeministri. Rezultati është që kompania prestigjioze, Louis Vuitton nuk ka prodhuar asnjëherë ndonjë çantë me flamurin shqiptar. Ky është linku i faqes online të Louis Vuitton, tek e cila mund të kontrollojë çdokush: https://eu.louisvuitton.com/eng-e1/homepage
Por kush e ka dizenjuar çantën që ka publikuar Rama?
Ajo mban firmën e stilistit Jay Ahr. Ajo është prodhuar në Francë.
Çanta ka dizajnin tipik Louis Vuitton dhe stilisti i ka vendosur flamurin shqiptar. Kështu ka vepruar edhe me flamuj të shteteve të tjerë. Çmimi i vendosur për “patriotët” është 9,900 dollarë.
Mund ta kuptoni fare lehtë se për çfarë bëhet fjalë, duke klikuar në këtë link:
Stilisti Jay Ahr përdor qëndisje unike në pëlhura luksoze. “Me opsione që përsëriten kudo nga Shqipëria në Japoni, çantat janë prodhuar në Francë dhe vijnë me çmimin alarmues, por të pritshëm, rreth 10,000 dollarë”, thuhet në shkrimin që shoqëron lajmin e dizenjimit të çantave nga Jay Ahr.
Louis Vuitton, nuk ka dizenjuar ndonjëherë vetë një çantë me flamurin shqiptar.
Ndaj postimi i kryeministrit nuk bën fjalë për një prodhim të “shtëpisë së madhe të modës”, por për një stilist që këtë mënyrë për të bërë para me “patriotët” e ka nisur 5 vjet më parë, atëherë kur nxorri edhe çantën me flamurin shqiptar.
Por përpos promovimi të rremë, kryeministri është kritikuar nga ndjekësit e tij më masë nga ndjekësit e tij, të cilët, përballë luksit që ai reklamon, i tregojnë varfërinë në të cilën jetojnë shqiptarët.
Zoom.al po publikon disa nga komentet më pikante. /Zoom.al